Dy nga katër të arrestuarit për skandalin e nxjerrjes së pagave të qytetarëve shqiptarë i kanë shitur të dhënat e qytetarëve shqiptarë te privati. Këtë deklaroi drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj në një deklaratë për mediat, ku ka treguar pistat e hetimit se ku po përqendrohet ky institucion për zbulimin e ngjarjes në fjalë. Sipas Imerajt, është bërë sekuestrimi i serverave, ndërsa shton se deri më tani janë evidentuar 4 autorë, dy prej të cilave punonjës të Tatimeve me detyrë IT.