Pronat e qytetarëve shqiptarë kanë rënë pre e abuzimeve masive, që kanë rezultuar në tjetërsimin e pasurive të patundshme me firmën zyrtarëve, që ndodheshin në majën e kupolës së institucioneve shtetërore. Pas shkarkimit nga detyra të drejtoreshës së Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi, ministri i drejtësisë, Ulisi Manja deklaroi se njësia antikorrupsion, ka kallëzuar në SPAK zyrtarë të nivelit të lartë. Manja denoncoi dy skema abuzive, që kanë në gjenezën e tyre të njëjtat institucione: Agjencinë e trajtimit të pronave si dhe agjencinë e Kadastrës.