Top News – Zyrtarët e kompanive farmaceutike dëshmojnë para Kongresit amerikan
21/07/2020 12:04

Zyrtarë të ndërmarrjeve kryesore farmaceutike do të dëshmojnë sot para një komiteti të Kongresit amerikan, në lidhje me vaksinat që po zhvillojnë për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Zyrtarët nga AstraZeneca, Johnson & Johnson, Merck & Co., Moderna dhe Pfizer do të dëshmojnë para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë. Pesë kompanitë, së bashku me disa të tjera, janë në garë për të zhvilluar vaksinën kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë miliarda dollarë për financimin e disa prej tyre. “Seanca do të ofrojë mundësi edhe për Kongresin, edhe për popullin amerikan që të të dëgjojnë drejtpërdrejt disa prodhues, që aktualisht janë duke zhvilluar vaksina potenciale kundër COVID-19”, tha Komiteti për Energji dhe Tregti. Seanca vjen një ditë pasi Universiteti i Oksfordit ka njoftuar se një vaksinë që ka zhvilluar ai kundër koronavirusit, duket se është e padëmshme dhe se e trajnon sistemin imunitar. Testimet e deritashme në njerëz kanë treguar se pas injektimit, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë koronavirusin. Vaksina e Oksfordit kundër koronavirusit shkakton reagim imunitar Javën e kaluar, edhe kompania amerikane Moderna ka thënë se vaksina e saj eksperimentale ka dhënë shenja premtuese.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06