Zvicra mund të kontribuojë me trupa në një mision paqeruajtës të ardhshëm në Ukrainë nëse kjo do të kërkohet dhe qeveria bie dakord, tha shefi i forcave të armatosura zvicerane Thomas Suessli në një intervistë të botuar të dielën. "Ne ndoshta mund të ofrojmë rreth 200 ushtarë, për nëntë deri në 12 muaj," i tha Suessli gazetës SonntagsBlick, duke theksuar se kjo cështje do të ishte në dorë të qeverisë dhe parlamentit nëse Zvicrës do ti bëhej një apel për ndihmë.