Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03/2026 14:07

NATO ka ngritur me urgjencë në fluturim avionët luftarakë në dy vende, pasi Rusia nisi një sulm masiv hakmarrës ndaj Ukrainës gjatë natës. Putin shpërtheu në tërbimin e tij pasi Rusia u godit rëndë nga një sulm i shpejtë ukrainas në portin më të madh të naftës në vend. Avionët luftarakë polakë dhe rumunë u ngritën në patrullim pranë kufirit ukrainas mes morisë së dronëve rusë që lëshoheshin mbi bregun e lumit Danub. Komanda operative polake tha: "Për shkak të aktivitetit të forcave ajrore ruse me rreze të gjatë veprimi që kryen sulme në territorin ukrainas, forcat ajrore polake dhe aleate kanë filluar të operojnë në hapësirën tonë ajrore. Përgjigja përfshin avionë luftarakë dhe avionë të paralajmërimit të hershëm, me sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe ato të zbulimit me radar që janë vendosur në "gjendjen më të lartë të gatishmërisë". Rusia lëshoi të paktën 34 raketa, nga të cilat 25, u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase. Një total prej 426 dronësh sulmuan po ashtu Ukrainën, me 365 që u rrëzuan ose u ndalën. Në Zaporizhzhia, sulmi ndaj ndërtesave të banimit shkaktoi një të vdekur dhe pesë të plagosur. Dy civilë të tjerë ukrainas humbën jetën dhe 11 u plagosën në sulmet ndaj një hoteli dhe një ndërtese banimi në Poltava, ndërsa shpërthimet në mëngjes herët tronditën rajonin Ivano-Frankivsk pranë kufirit rumun. Në Kharkiv, një sulm ndaj një treni vrau një burrë 61 vjeç dhe la të plagosur disa të tjerë.

Top News – Hakerat nuk përmbahen, miliona sulme / Qeveritë mbyllin uebsajtet, problem programimi
22/10 14:21
Top News – Italia dhe Spanja ‘hapin’ kufijtë / U vunë kontrolle pas dyndjes së emigrantëve në Ceuta
22/10 14:21
Top News – SHBA e Izraeli përgatiten për luftë / Avionët luftarakë simulojnë sulme të reja mbi Iran
22/10 14:20
Top News – SHBA urdhëron largimin e diplomatëve / Arabia Saudite luftë me Huthit, frikë për sigurinë
22/10 12:07
Top News – Qeveri ‘impotente’ e kufij të hapur / E djathta ekstreme e Evropës shfrytëzon dhunën
22/10 12:06
Top News – Putin pranon bisedime me Ukrainën e SHBA / Nisin muajin e ardhshëm në Abu Shabi
22/10 12:05
Top News – Kolaps global i internetit / Frikë nga një valë e gjerë sulmesh kibernetike
22/10 12:05
Top Channel/ Hakerët sulmojnë faqe qeveritare në Europë: Alarm në Holandë, Francë e Danimarkë!
22/10 11:58
Top News – A po i nxit Rusia trazirat në Evropë? Agjentët e Putin mbjellin kaos, frikë për fundjavën
22/10 11:53
Top News – Trump: Paqja është më afër se kurrë…!? Por Rusia dhe Ukraina këmbejnë sulme
22/10 11:39
Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:06
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:05
Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53