Seanca gjyqsore për Saimir Tahirin është shtyrë sërish, teksa vendimi I shtyrjes u konfirmua nga avokati Maks Haxhia. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e gjyqtarit të çështjes, Elton Frashëri. Ish-Ministri I Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar ulje të dënimit me 1 vit e 6 muaj burg pasi pretendon se gjatë periudhës kur ai ka kryer shërbimin e provës ka shlyer 1.6 vjet nga dënimi që shqiptoi Gjykata e Apelit.