Rreth dy muaj pas ngjarjes së shënuar në urgjencën e spitalit Universitar “Nënë Tereza”, prokuroria e Tiranës ka urdhëruar të kryhet riekspertim për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. Organi i akuzës ka kërkuar të kryhet një ekspertizë me qëllim specifikimin teknik të restaurimit të spitalit dhe se si janë kryer punimet.