Top News – ‘SPAK i paqartë për akuzën’. Ndreca kërkon moskompetencë nga Gjykata e Posaçme
26/02/2026 11:57

Plarent Ndreca është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ku po hetohet për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për supervizimin e 4 komisariateve në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Përmes avokatit, Ndreca kërkoi shpalljen e moskompetencës nga SPAK dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm, duke argumentuar se procedurat në fjalë nuk përmbushin elementët e një vepre penale që hyn në juridiksionin e GJKKO. Sipas tij, një nga procedurat e prokurimit është me fond zero, ndërsa procedura e dytë nuk përfshihet në sferën e prokurimeve, pasi është realizuar me negocim pa shpallje dhe pa garë. Nga ana tjetër, prokurorja, Dorina Bejko, deklaroi se kërkesa për moskompetencë është rrëzuar edhe në fazën paraprake dhe se të dyja procedurat janë të ndërlidhura, ndaj janë trajtuar si një episod i vetëm penal. Sipas saj, qëllimi final ka qenë paracaktimi i fituesit. Ish-deputeti po gjykohet me procedurë të zakonshme ndryshe nga 15 të pandehurit e tjerë që zgjodhën gjykimin e shkurtuar, për të cilët SPAK ka kërkuar në total 11 vite e 3 muaj burg.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36