Vijon te jetë aktiv zjarri në fushën e mbetjeve urbane të qytetit, por më shqetesuese është tymi që clirohet në ajër, ku një pjesë e mire e qytetit diten e hënë ka pasur probleme. Edhe këtë të martë në zonën e plazhit retë e tymit kanë mbuluar ishullin e Sazanit por edhe gadishulli i Karaburunit në gjithë gjatësinë e tij është pushtuar nga tymi që qëndron në ajër. Autoritetet thonë se po punojnë me forca të shtuara, pasi era dhe temperaturat e larta mund të favorizojë rindezjen e flakëve masive.