Top News – Zjarri më i madh në tetë dekada/ Shkrumbohet toka e shtëpitë, një viktimë në Francë
07/08/2025 12:26

Zjarrfikësit francezë po luftojnë për të tretën ditë radhazi për ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh në Francë në gati tetë dekada, si pasojë e të cilit janë djegur mbi 16.000 hektarë, ka vdekur një person dhe janë shkatërruar dhjetëra shtëpi. Pamjet e televizioneve lokale tregonin shtëllunga tymi që ngrihen mbi zonën pyjore në rajonin Aude, në jug të Francës. Pamjet me dron shfaqin sipërfaqe të mëdha të bimësisë së djegur. Një person ka vdekur, tre janë të zhdukur dhe dy të tjerë, përfshirë një zjarrfikës, janë në gjendje të rëndë, thanë autoritetet lokale. “Deri tani, zjarri nuk është vënë nën kontroll”, tha të enjten Christophe Magny, një nga zyrtarët që drejton operacionin e shuarjes së zjarreve, për televizionin BFM. Ai shtoi se shpreson se flakët të vihen nën kontroll më vonë gjatë ditës. Zjarri, rreth 100 kilometra nga kufiri me Spanjën, jo larg Detit Mesdhe, ka nisur të martën dhe është përhapur me shpejtësi. Zjarri tashmë ka përfshirë një zonë një herë e gjysmë më të madhe se Parisi. Zyrtarët kanë thënë se është zjarri më i madh në Francë që nga viti 1949. Zjarri tani po përhapet më ngadalë, tha ministrja e Mjedisit, Agnes Pannier-Runacher, për radion France Info. Shkencëtarët thonë se verërat më të nxehta dhe më të thata në rajonin e Mesdheut e bëjnë atë më të rrezikuar nga zjarret. Zyra meteorologjike e Francës ka paralajmëruar për një valë të re të të nxehtit që do të nisë në pjesë të tjera të jugut të Francës të premten dhe pritet të zgjasë disa ditë.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05