Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorin e kompanisë ku ra zjarr të mërkurën, në fshatin Bradashesh. Shtetasi me inciale K. B është shpallur në kërkim pasi akuzohet për ndotjen e shkaktuar në mjedis dhe mos marrjen e masave ndaj zjarrit. Zjarri ra rreth orës 15.00 të së mërkurës në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ku dyshimet janë se shkaku ishte një shkëndijë elektrike. Zjarri që përfshiu fabrikën e plastikës shkaktoi tym në ajër, duke ndotur kështu ambjentin. Prokuroria ka nisur hetimet për rastin në fjalë për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrathaneve të ngjarjes.