Situata me zjarret në Shqipëri po shndërrohet në alarmante, teksa në Kraps të Fierit, por edhe në Tepelenë e Memaliaj, vijojnë të jenë aktive dhe shqetësuese vatrat e flakëve. Situata më e rënduar është në Kraps, ku zbriti në terren edhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, i cili deklaroi se bëhet fjalë për një gjendje emergjente dhe konfirmoi se të gjithë strukturat janë në gatishmëri.