Top News – Zjarret 4 mijë kilometra larg/ E kthejnë ditën në natë në Nju Jork
22/07/2021 20:29

Shteti amerikan i Oregonit vazhdon të digjet në përmasa gjigande prej ditësh. Vatra më e fundit në vend, zjarri që njihet si Bootleg, është zgjeruar tani në një sipërfaqe prej 1601 kilometrash katror. Zjarret po shkrumbojnë edhe kaliforninë, montanën dhe nevadën. Flakët jo vetëm shkatërrojnë, por clirojnë në qiell edhe tym dhe hi. E për shkak të erës së fortë, këto të fundit zhvendosen nga brigjet perëndimore të shteteve të bashkuara drejt atyre lindore dhe tani po e kthejnë ditën në natë në Nju Jork. Qyteti ndodhet 4023 kilometra larg ferrit të flakëve, një distancë kjo thuajse 4.6 herë më e madhe se gjatësia e gjermanisë, nga veriu në jug. Të mërkurën, kjo situatë bëri që të lëshoheshin paralajmërime për cilësinë e ajrit në shumë pjesë të bregut lindor të SHBA. Ndërkohë që vënia nën kontroll e flakëve duket e largët. Oregoni shpreson ndërkohë që era të zbutet dhe temperaturat të ulen. 2200 persona janë angazhuar në luftën me flakët atje, në atë që është edhe zjarri i tretë më i madh në historinë moderne të shtetit. 2 mijë shtëpi janë evakuuar deri më tani ndërkohë që 5 mijë të tjera kërcënohen nga flakët. 70 ndërtesa të banuara janë shkrumbuar por i vetmi lajm i mirë është se nuk ka deri më tani asnjë viktimë.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07