Një zjarr ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në zonën e njohur si Portëz, përgjatë aksit rrugor Fier–Patos. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë arritur të neutralizojnë flakët. Për shkak të tymit të dendur, është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor.