Paraditja e kësaj të diele ka shënuar një zjarr masiv në kodrat me ullishte në Kuman të Fierit. Të favorizuara edhe nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi duke u shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme. Të parët që kanë mbërritur në kodrat në fjalë kanë qenë banorët e zonës, të cilët më pas kanë lajmëruar zjarrfikësit.