Parku Kombëtar i Lurës është përfshirë nga zjarri, dhe situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve. Sipas Ministrisë së Mbrotjes, Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në vendngjarje, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë. Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.