Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Murcia në juglindje të Spanjës, njoftoi kryebashkiaku i këtij qyteti, Jose Ballesta. Ai shtoi se ekipet e shpëtimi janë ende duke kërkuar njerëz të zhdukur pas shpërthimit të zjarrit.