Shtëllunga të mëdha tymi u ngritën nga godina e drejtorisë rajonale të shërbimit informativ shtetëror në Elbasan. Sasia e madhe e tymit alarmoi shërbimin zjarrfikës të Elbasanit, që iu drejtua godinës me shpejtësi për fikjen e tyre. Por, në momentin që kanë mbërritur atje, zyrtarët e SHISH nuk i kanë lejuar të hyjnë brenda, duke u thënë se tymi po krijohej nga materialet e pavlera që po digjeshin prej punonjësve të shërbimit.