Në Maqedoninë e Veriut, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i partisë, pasi ajo nuk fitoi asnjë post të anëtarit të Këshillit Komunal të Tetovës në zgjedhjet e së shtunës. ASH-ja kishte tre asambleistë nga zgjedhjet lokale të tetorit 2021. Zoti Sela e njoftoi dorëheqjen në një konferencë shtypi të dielën pas takimit me kryesinë e partisë në Tetovë. Ai vlerëson se rezultati i keq në zgjedhjet për Këshilin Komunal të Tetovës kishte të bënte me “sabotazhe nga brenda partisë me qëllim të dobësimit të saj”.