Top News – Zhvendos Krishtlindjen në 1 tetor / Maduro: Populli ka të drejtë të jetë i lumtur
09/09/2025 15:31

Krishtlindjet vijnë më herët në Karakas dhe kjo nuk ka të bëjë fare me temperaturën. Vendimi për të afruar festën e Krishtlindjes është marrë nga Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës, i cili ka zgjedhur të përsërisë një traditë që ka qenë në modë për disa vite. Udhëheqësi i vendit të Amerikës së Jugut e bëri njoftimin gjatë programit të tij televiziv "Con Maduro +", të transmetuar në televizionin shtetëror: Ai do t’i zhvendosë përsëri krishtlindjet nga 25 dhjetori më 1 tetor dhe sipas Maduros, kjo bëhet për të "mbrojtur të drejtën e popullit venezuelian për gëzim dhe lumturi". Në fakt, ky nuk është një vendim i ri dhe i padëgjuar. Që kur erdhi në pushtet në vitin 2013, pasuesi i Hugo Chavezit i ka zhvendosur festat disa herë sipas dëshirës. Maduro siguron se edhe këtë herë, afrimi i Krishtlindjes është thjesht mënyra e tij për t'i bërë "homazh" popullit, si të ishte një formë e thjeshtë falënderimi. Por realiteti duket disi ndryshe, të paktën duke gjykuar nga koha e vendimeve të caktuara. Dymbëdhjetë muaj më parë, për shembull, u mor vendimi për të shtyrë festat e Krishtlindjeve në fillim të tetorit me qëllimin specifik për të qetësuar shpirtrat. Karakasi dhe rrethinat e tij ishin një fuçi baruti, pas protestave të ashpra popullore të shkaktuara nga rezultatet e diskutueshme të zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut 2024. Megjithatë, këtë vit, vendimi duket se është ndikuar nga tensionet e fundit me Shtetet e Bashkuara, të cilat maduro shpreson ti sheshojë duke imponuar një atmosferë festive.

Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
DIGITALB DIGITALB