Ftesa e presidentit amerikan, Donald Trump për ta ulur Shqipërinë në bordin e paqes, pasuar nga vizita e së bijës në Vlorë u serviren nga shefi i ekzekutivit, Edi Rama si tregues i qartë i një retorike të pavërtetë të opozitës sa i takon marrëdhënies së tij me Uashingtonin. Rama: “Çojeni në SPAK se tani që ushtria amerikane e anuloi hyrjen me helikopter në Kryeministri, SPAK është stacioni i fundit i rrugës tuaj për pushtet.” Rama e justifikoi mungesën e tij në Davos, ku Trump dhe 19 liderë botërorë firmosën themelimin e bordit të paqes me domosdoshmërinë për të mirëpritur Ivanka Trump në Shqipëri. Sinkron Rama: “Unë duhet të bëja një zgjedhje midis t’i përgjigjesha ftesës së babait, apo të mirëprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën. Natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait.“ Në fjalën e tij, kryeministri Rama la të kuptohet se do të udhëtojë drejt Shtëpisë së Bardhë për të firmosur anëtarësimin në Bordin e Paqes.