Irani është mobilizuar për të gjetur një zgjidhje ndaj kërcënimeve të presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili ka kërcënuar se do të godasë termocentralet dhe infrastrukturat civile. Gjendur në këtë situatë, qeveria iraniane iu ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen rreth objekteve strategjike dhe të formojnë një zinxhir njerëzor, në mënyrë që të pamundësohej çdo sulm, pasi goditjet rreth termocentraleve apo të tjera godinave, do të kishin dhe pasoja të shumta njerëzore.