Top News – Zgjedhjet, të infektuarit me Covid/ Më shumë se 23 mijë shqiptarë nuk do të votojnë
25/04/2021 10:48

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 23 021 shqiptarë janë aktualisht të infektuar me koronavirus. Në bazë të rregullave kundër koronavirusit, kjo do të thotë se ata nuk mund t’u drejtohen qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur qeverinë e ardhshme. Shifrën më të lartë të të infektuarve aktivë me covid e ka Tirana, më 17561 raste. Nëse të gjithë këta do të dilnin të votonin, e përkthyer në mandate, janë thuajse 2 mandate deputetësh, raporton SHQIP. Pas Tiranës vjen Fieri me 1983 të infektuar aktiv, Durrësi me 770, Shkodra me 694 të infekuar, Korçë me 567 të infektuar dhe Gjirokastra me 485 të infektuar. Më pak votues do të humbasin Vlora, Dibra, Kukësi, Elbasani Berati dhe Lezha. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive të gjithë të infektuarit aktiv do të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre. Në qendrat e votimit nuk parashikohet të ketë masa shtesë për parandalimin e kësaj kategorie, por gjithçka do të jetë në ndërgjegjien e qytetarëve. Po çfarë ndodh nëse shkojnë të votojnë? Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se çdo qytetar që do të paraqitet në qendrën e votimit nuk do të kthehet pa votuar, pasi nuk kanë mekanizma për të verifikuar nëse janë të infektuar apo jo. Gjithsesi, nëse konstatohen se janë me COVID dhe kanë dalë nga banesa duke thyer karantinën, është policia që merr masat sipas aktit normativ. Ndëshkimet për të infektuarit që thyejnë karantinën, janë nga gjoba deri në burg.

Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11
Top Channel/ Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në trotuar, aksidentohet shoferi
31/10 16:10