Pesha elektorale që ka bashkia e Tiranës përqëndroi makineritë elektorale të partive dhe kandidatëve në kryeqytet. Këtë të dielë, 698 mijë e 767 zgjedhës në Tiranë do u drejtohen kutive të votimit, prej të cilëve edhe pse ndryshimi është në përqindje të ulët, pjesa më e madhe e zgjedhësve janë gra.