Jo pak por 3,6 milionë qytetarë janë me të drejtë vote në vendin tonë për zgjedhjet lokale të 14 majit, një numër ky relativisht i lartë, krahasuar me ata që ndër vite marrin pjesë në proceset zgjedhore. Në këto zgjedhje, për herë të parë do të kenë të drejtë të votojnë 122,545 të rinj me mbushjen e moshës ligjore për të marrë pjesë në votim.