Top News – Zgjedhjet dhe Dekriminalizimi/ Shkresë e prokurorisë për partitë politike
17/01/2021 11:37

Zgjedhjet janë edhe 4 muaj larg, por procedurat thuajse kanë nisur nga të gjitha partitë politike në Shqipëri që kanë vendosur të hyjnë në garën e 25 prillit. Diku po diskutohen koalicionet, disa parti të tjera janë në diskutime për emrat, apo zonat e kandidimit të tyre. Por, mbi të gjitha partitë synojnë që të gjejnë emra të pastër dhe pa të kaluar kriminale, pasi rreziku është evident dhe madje nuk është e largët koha kur zgjedhjet lokale të 2019 lanë pa kryetar bashkinë e Vorës apo të Shkodrës. Sipas ligjit të dekriminalizimit të vitit 2015, në nenin 8 thuhet partitë politike dorëzojnë emrat në Prokurori, prej nga kërkohet informacion për secilin individ që futet në garë për një vend në parlament. Në këtë nen janë përcaktuar në detaje se si dhe kur kërkohet informacion. Madje, për cdo kandidat nuk merren të dhëna vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe më tej. Kur ka informacion dhe është e nevojshme, verifikimi kryhet edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Kërkesa për verifikim pranë organeve të juridiksioneve të huaja bëhet nga Prokurori i Përgjithshëm thuhet në nenin përkatës. Pas kësaj, Prokuroria e Përgjithshme jep informacion për cdo kërkesë dhe e paraqet këtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më pas është ky institucion që refuzon kandidimin sipas nenit 10 të Ligjit për Dekriminalizimin. Në rast të konstatimit të kushteve për zbatimin e ndalimeve të parashikuara nga ky ligj për kategoritë e tjera, përjashtuar Presidentin e Republikës, deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë, organi kompetent, sipas këtij ligji, për verifikimin, shpall publikisht rezultatin e verifikimit dhe funksioni përfundon menjëherë, në rast të shkeljes së ligjit.

Top Channel/ Artur Zheji, bashkuesi. Media dhe politika: Humbëm një gazetar kalibri
23/08 23:05
Top Channel/ Meta nxjerr dëshmitarët e Spak/ Kreu i PL denoncon Vasilin, Brahimllarin dhe ish-financieret
22/08 23:28
Top News- Shpërthen Ilir Meta, reagon pas zbardhjes së vendimit të GJKKO:Zero dëshmitarë e prova
22/08 21:57
Top Channel/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të viktimave shqiptare në aksidentin tragjik në Greqi
20/08 21:37
Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20
Top News – Rama u rikthehet gjyqtarëve. Rama: Ja një vendim skandaloz kundër interesit publik
19/08 19:17
Top Channel/ Murrizi me sytë nga Spak: PD për opozitë selektive, do kandidoj për kryetar
18/08 20:07
Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18