Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, ndërkohë mediet dhe analistët bëjnë llogaritë se kush ka shumicën e deputetëve. Zgjedhjet e 6 marsit treguan se ish-kryeministri Sali Berisha kishte mbështetjen e bazës së partisë e me këtë ‘flamur’ kandidoi për postin e kryetarit duke patur rival Ibsen Elezin. Me rreth 40 mijë vota ish-kryeministri u rizgjodh në krye të PD pas një periudhe 9 vjeçare, që ai kishte dhënë dorëheqje, nxitur nga humbja në zgjedhjet e vitit 2013. Por teksa baza duket se mbështet ish-kryeministrin, ndarja vijon të jetë e fortë dhe nuk gjendet gjuha e përbashkët tek grupi parlamentar.