Top News/ Zgjatet armëpushimi me dy ditë! Izraeli e Hamasi bien dakord, lirohen pengje të tjera
28/11/2023 11:38

Izraeli dhe Hamas ranë dakord të zgjasin armëpushimin me dy ditë të tjera, duke hapur rrugën lirimit të një numri edhe më të madh pengjesh që mbahen nga grupi militant në Gazë. Në këmbim Izraeli do të lirojë të palestinezë të burgosur. Izraeli tha se do të përfshinte 50 femra palestineze në listën e të burgosurve të planifikuar për lirim nëse lirohen pengje të tjera izraelite nga Gaza, tha të martën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Deklarata e Izraelit erdhi pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit Majid Al Ansary tha se një armëpushim katër-ditor për të lejuar lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, që do të skadonte të hënën, u zgjat për dy ditë të tjera. Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi të hënën në mbrëmje se 11 pengje i ishin dorëzuar Kryqit të Kuq në Gazë dhe ishin nisur drejt territorit izrael. Izraeli e kishte lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së armëpushimit me një ditë për çdo 10 pengje të liruara nga Hamasi. Pas njoftimit nga Katari - një ndërmjetës kyç në konflikt, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin - Hamasi konfirmoi se kishte rënë dakord për një zgjatje dy-ditore" të armëpushimit nën të njëjtat kushte".Sipas marrëveshjes fillestare, pritej që në total të liroheshin 50 pengje izraelite dhe që Izraeli të lironte 150 të burgosur palestinezë. Në tre ditët e para të armëpushimit, u liruan me dhjetëra persona të marrë peng, kryesisht gra dhe fëmijë. Deri tani janë liruar gjashtëdhjetë e dy pengje. Më parë, forcat izraelite liruan një person ndërsa dy të tjerë u gjetën të vdekur brenda Gazës. Besohet se Hamasi dhe grupe të tjera militante vazhdojnë të mbajnë peng rreth 175 persona, mjaftueshëm për ta zgjatur armëpushimin për dy javë e gjysmë. Në mesin e tyre ka dhe disa ushtarë izraelitë, për lirimin e të cilëve ka të ngjarë që militantët të bëjnë kërkesa shumë më të mëdha.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06