Top News – Zero emetime karboni… / Premtimi i Australisë, ndotësja më e kritikuar në botë
26/10/2021 14:56

Një nga ndotësit më të kritikuar në botë, Australia, premtoi se do t'i ulë në zero emetimet e karbonit deri në vitin 2050. Zotimin e bëri kryeministri i këtij vendi, Scott Morrison. Ai tha se Australia ka plan për të zvogëluar emetimet, porse ai nuk përfshin mbylljen e sektorëve që përdorin lëndë djegëse fosile, e që shkaktojnë ndotje të mëdha. “Ne nuk do të marrim mësime nga të tjerët që nuk e kuptojnë Australinë. Mënyra australiane ka të bëjë me atë se si bëhet dhe jo a bëhet... Ka të bëjë me realizimin e saj”, tha Morrison. Për të ndalur efektet e këqija të ndryshimeve klimatike, vendet janë zotuar se do të kufizojnë rritjen e temperaturave në 1.5 gradë Celsius deri në vitin 2050. Kjo kërkon uljen e emetimeve për 45% deri në vitin 2030 dhe arritjen e vlerës zero deri në vitin 2050, thonë shkencëtarët. Australia i ka zvarritur prej kohësh veprimet e saj klimatike, çfarë ka çuar në mosmarrëveshje midis saj dhe aleatëve strategjikë. Australia është një nga vendet më të ndotura për kokë banori dhe furnizuese kryesore globale e qymyrit dhe gazit. Morrison tha se më shumë se 20 miliardë dollarë australianë do të investohen në “teknologjitë me emetime të ulëta” gjatë 20 vjetëve të ardhshëm.

Top Channel/ “Qëllimi ynë, lufta”: Serbia “nuk ndërron kah”, themelohet Shoqata Historike Ruse!
27/10 11:46
Top Channel/ 200 dronë gjatë natës, Ukraina sulmon Rusinë: Mbyllen dy aeroporte të Moskës!
27/10 11:45
Top News – SHBA ‘bën prova’ për pushtimin / Venezuela denoncon ‘provokimin ushtarak të CIA-s’
27/10 11:38
Top News – Dyshime për ‘spiunazh politik’ / Kryetari i Bashkisë së Stambollit nën një tjetër akuzë
27/10 11:37
Top News – Ukraina ‘bën shoshë’ Moskën / Sulm me tufa dronësh përtej kufirit, një viktimë
27/10 11:37
Top News- Fiton zgjedhjet me ‘sharrë’ në dorë / Presidenti i Argjentinës ‘merr bekimin’ për kursimet
27/10 11:32
Top Channel/ Trump, “pushtim diplomatik” i Azisë, mbërrin në Japoni: Gati të takohem me Kim Jong Un!
27/10 11:08
Top News- Lituania mbyll aeroportet/ Balonat e kontrabandës alarmojnë sërish vendin e NATO-s
27/10 10:34
Top News- Luftë me dronë në kufirin ruso-ukrainas/ Raportohet për viktima në të dyja frontet
27/10 09:35
Top Channel/ Grabitja e bujshme e Luvrit, arrestohen dy persona, njëri u kap në aeroport
26/10 22:43
Top Channel/SHBA-Brazil drejt paqes tregtare.Trump shpall marrëveshje me 4 vende, pakt edhe me Kinën
26/10 19:44
Top News – Trump synon ‘të pushtojë’ Venezuelën / Motivi i përshkallëzimit të luftës kundër drogës
26/10 15:37
Top News – Po krijohet një stuhi e frikshme / ‘Melissa’ kërcënon me përmbytje katastrofike
26/10 15:37
Top News – 130 mln USD për trupat amerikane / Donatori misterioz ‘jep pagat’, qeveria e mbyllur
26/10 15:36
Top News – Më shumë sanksione për Rusinë / SHBA është gati, edhe Evropa të rrisë presionin
26/10 14:27
Top News – Kërcimi i Trump në Malajzi çmend rrjetin, aftmosferë festive në aeroport
26/10 14:14
Top News – Grabitja spektakolare e Luvrit / Arrestohen dy persona, asnjë shenjë nga xhevahiret
26/10 14:07
Top News – Çfarë është raketa Burevestnik e Putinit…? Kokë bërthamore, rreze veprimi e pakufizuar
26/10 13:57
Top News – Rrafshohen nërtesat në Kiev / Rusia sulmon ashpër, tre viktima dhe 31 të plagosur
26/10 13:23
Top News – Rusia teston superarmën bërthamore / Putin: ‘Çernobili fluturues’ ka rreze të pakufizuar
26/10 13:18
BILETA Portokalli - Bileta