Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë bilancin e luftës dy vjetore mes Rusisë dhe Ukrainës, ku nga 24 shkurti i vitit 2022 deri më tani janë vrarë 31 mijë ushtarë ukrasinas nga forcat ruse. Bilanci u bë i ditur nga Zelensky përmes një konference për mediat, ku ky presidenti ukrasin u shpreh se shpreson që në muajt e ardhshëm të mbahet një samit i liderëve botërror në Zvicër për të biseduar për vizionin e tij për paqe.