Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky ku janë diskutuar hapat e ardhshëm për arritjen e një marrëveshjeje paqeje për të përfunduar luftën në Ukrainë. Sipas një deklarate të qeverisë gjermane, temat e bisedës u përqendruan tek mundësitë e implementimit të planit të paqes të propozuar nga administrata Trump, i cili ka shkaktuar mjaft debate dhe reagime të ndryshme ndërkombëtare.