Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02/2026 12:04

Vetëm pak minuta pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte nisur fjalimin e tij drejtuar kombit, ligjvënësi nga Teksasi, Al Green, u shoqërua jashtë sallës nga rojet e sigurisë. Arsyeja ishte pankarta që ai mbante në duar, ku shkruhej: “Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”, një referim ky ndaj videos ofenduese të publikuar ditë më parë nga Trumpi në Truth Social mbi Barack dhe Michelle Obama. Ndërsa shoqërohej jashtë, Green e ktheu edhe një herë pankartën ndaj republikanëve. “Martin Luther King shkoi në burg sepse mbajti një qëndrim. Rosa Parks shkoi në burg sepse mbajti një qëndrim. Ndonjëherë duhet të mbash një qëndrim”, u shpreh më pas Green, duke komentuar largimin e tij. Gjatë pjesës së parë të fjalimit, demokratët kishin qëndruar në heshtje dhe të përmbajtur. Por kur Trump sulmoi emigrantët, qetësia në sallë u prish. Deputetet Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib bërtitën disa herë kundër presidentit, duke kundërshtuar përkufizimin e tij për komunitetin somalez të Minesotës si “piratë” dhe duke e akuzuar se me politikën e tij të ashpër ndaj emigracionit kishte nxitur vdekjen e qytetarëve amerikanë. Në vijim, pasoi një shkëmbim i ashpër komentesh me presidentin, i cili u përgjigj: “Duhet t`ju vijë turp”.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36