Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit me dronë rus në Kiev në orët e para të mëngjesit të së dielës, i cili shkaktoi tre viktima, përfshirë një fëmijë, dhe plagosjen e të paktën 18 personave. Ai e cilësoi këtë akt si një krim të qëllimshëm dhe një pengesë serioze për përfundimin e luftës.