Rusia sulmoi sërish me raketa dy qytetet më të mëdha të Ukrainës, Kievit dhe Kharkivit. Sulmi vjen ndërkohë që udhëheqësit e G7-ës, u mblodhën për bisedime për të përcaktuar mënyra të reja për të izoluar Moskën. Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se disa shpërthime tronditën pjesën perëndimore të qytetit dhe se u goditën të paktën dy ndërtesa banimi. Sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm informacionet paraprake tregojnë se një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur, të cilët u shtruan në spital. Kryebashkiaku tha se një vajzë 7-vjeçare ishte nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një godine. Duke iu referuar të dhënave paraprake një ligjvënës ukrainas, tha se Rusia kishte lëshuar 14 raketa kundër Kievit.