Top Channel/ Skandali Epstein “djeg” Lajçak, dorëhiqet pas i dolën bisedat me pedofilin
31/01/2026 23:06

Skandali “Epstein” ka prekur edhe Sllovakinë. Publikimi i miliona faqeve nga dosjet e pedofilit amerikan nxori edhe bisedat e Epstein me këshilltarin e kryeministrit sllovak, Robert Fico, Miroslav Lajçak. Pak orë pas publikimit të materialeve nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Lajçak i paraqiti kryeministrit dorëheqjen e tij si këshilltarë. Sipas kryeministrit, duke dhënë dorëheqjen nga ky post, Lajçak dëshmoi se ishte një diplomat i shkëlqyer. Lajçak fillimisht mohoi të ketë bërë diçka të keqe, duke e përshkruar komunikimin me Epstein si informal, por më pas ofroi dorëheqjen për të shmangur koston politike për kryeministrin, sipas raporteve të mediave sllovake. “Jo sepse kam bërë diçka kriminale apo joetike, por që ai të mos mbajë kosto politike për diçka që nuk ka lidhje me vendimet e tij. Nëse do ta kisha ditur shkallën e plotë të veprimeve të Epstein në të kaluarën, nuk do të kishte pasur komunikim me të”, u shpreh Lajçak, pas dorëheqjes, që iu pranua nga kryeministri Fico. Ky i fundit theksoi se me largimin e Lajçak, Sllovakia po humbet një burim përvoje në diplomaci dhe në politikën e jashtme. Miroslav Lajçak ka shërbyer më parë si ministër i Jashtëm i Sllovakisë, por edhe si i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Top News – Ushtria e Iranit: Jemi gati! Nëse SHBA sulmon sërish do ta shkatërrojmë
27/09 14:17
Top News – Kisha të pranojë dështimet…! / Papa Leoni takon viktimat e abuzimit në Francë
27/09 14:00
Top News – Verë-bërësit në ‘autocensurë’ / Itali, të vjela rekord por duhet reduktuar prodhimi
27/09 13:46
Top News – Masakër në qytet, 27 të vrarë / Dy incidente të ndara, policia në kërkim të autorëve
27/09 13:43
Top News – Uji deri në gjoks për të blerë ushqime / Mijëra në vendstrehime, përmbytje ‘të çmendura’
27/09 13:36
Top News – Inteligjenca Artificiale jashtë kontrollit / OpenAI pezullon trajnimin e modeleve
27/09 13:35
Top News – ‘Do të shkëpusë’ marrëdhëniet me NATO-n…Zvicra, referendum për forcimin e neutralitetit
27/09 12:25
Top News -‘Luftën e mbyllin vetëm negociatat!’ Trump refuzoi marrëveshjen për Hormuzin, reagon Irani
27/09 12:24
Top News – Gjermania flet me Rusinë në OKB / Hera e parë që nga viti 2022, takohen kryediplomatët
27/09 12:07
Top News-Dy panda gjigante nisen drejt Atlantës/‘Arritja e vetme’ e takimit mes Trump dhe Xi Jinping
27/09 12:04
Top Channel / Alarm në bazën amerikane /Evakuohet zona në Mbretërinë e Bashkuar, disa të arrestuar
27/09 11:57
Top News – ‘Nor’easter’ terrorizon SHBA-në / Stuhia paralizon Nju Jorkun, Bostonin e Filadelfian
27/09 11:54
Top News – ‘Incident madhor’ në bazën ushtarake / Përdoret nga forcat amerikane, gjenden eksplozivë
27/09 11:45
Top Channel/ Irani këmbëngul për paqe/ Trump refuzoi, reagon Teherani: Presim një përgjigje zyrtare
27/09 11:27
Top Channel/ 700 mijë njerëz ndjekin meshën madhështore të Papa Leonit, mesazhi për rininë
26/09 23:15
Top News – Trump ‘i shtrin dorën’ Putin/ Senatorët amerikanë kundërshtojnë – Legjitimon luftën!
26/09 23:00
Top News- Reliket e princit në frontin e Ukrainës, Kisha ruse: Mbështetje shpirtërore për trupat
26/09 22:30
Top News – Trump ‘dëbon’ LGBTQ/ Jo mbrojtje për personat me orientim ndryshe seksual
26/09 22:00
Top News – Irani ‘gropos’ armatën. Teherani – Armiqtë nuk i njohin kapacitet tona ushtarake
26/09 21:30
Top News- Trump paralajmëroi Kinën për Iranin/ Prapaskenat e takimit me Xi Jinping, zbardhen detajet
26/09 21:00