Top News/ Zelenski i kërkon SHBA-së raketat Tomahawk / ’Dridhet’ Rusia, godasin 2500 km larg
30/10/2024 16:55

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski sugjeroi në një video të publikuar të mërkurën se Kievi ka kërkuar furnizime me raketa amerikane Tomahaëk me rreze të gjatë veprimi, pasi ai kritikoi rrjedhjen e informacioneve konfidenciale. Raketat Tomahaëk kanë një rreze veprimi prej 2,500 km, shumë më e madhe se çdo raketë që Ukraina ka aktualisht në arsenalin e saj. Një dërgesë e tillë armësh me siguri do të shihej nga Rusia si një përshkallëzim në luftën e saj në Ukrainë. Zelenski udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar për t'i paraqitur një "plan fitoreje" Presidentit Joe Biden, për të cilin ai tha se mund të ndihmojë në vënien nën presion të moskës për të negociuar përfundimin e luftës. Udhëheqësi ukrainas ka thënë që atëherë se plani parashikon një "paketë parandaluese jo-bërthamore" që do të përdoret vetëm nëse Moska nuk i jep fund pushtimit të saj në shkallë të plotë dhe vazhdon të përshkallëzojë konfliktin. Disa nga detajet e planit janë mbajtur konfidenciale, diçka që Zelenski e la të kuptohej në komentet e tij për gazetarët nordikë të martën. "Kur shumë vende filluan të mbështesin planin e fitores, e shikoni se ç’ndodh në media...ata thanë se Ukraina donte shumë raketa, si Tomahaëks etj. Por ky ishte informacion konfidencial, mes Ukrainës dhe Shtëpisë së Bardhë". Neë York Times citoi një zyrtar të lartë amerikan të martën të thoshte se Zelenski kishte kërkuar raketa Tomahaëk, kërkesë kjo që zyrtari tha se ishte krejtësisht e pamundur të realizohej. Shtetet e Bashkuara kanë qenë burimi më i rëndësishëm i ndihmës ushtarake të Ukrainës që nga pushtimi rus në shkurt 2022, por gjithashtu ajo është përpjekur të mos bëjë asgjë që mund ta shtynte Rusinë e armatosur me armë bërthamore të përgjigjet ashpër ose të zgjerojë konfliktin. SHBA për shembull, nuk e lejon Ukrainën të godasë me armë perëndimore objektivat ushtarake thellë në Rusi, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të Kievit për ta lejuar që ta bëjë këtë.

Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30