Top News – Zelenski ballë për ballë me Putin/Presidenti ukrainas kërkon takim: T’i jepet fund luftës
07/08/2025 12:37

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje të enjten për një takim ballë për ballë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare. Ai e tha këtë një ditë pas takimit që i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Ëitkoff, e zhvilloi me Putinin në Moskë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i quajti bisedimet ndërmjet të dërguarit të tij dhe Putinit, si "shumë frytdhënëse", por zyrtarët amerikanë prapëseprapë u zotuan të vendosin sanksione ndaj partnerëve tregtarë të Moskës. Zelensky tregoi më vonë se kishte folur në telefon me Trumpin, i cili tha se mund të takohet me Putinin "shumë shpejt"."Ne në Ukrainë kemi thënë vazhdimisht se gjetja e zgjidhjeve reale mund të jetë vërtet efektive në nivelin e udhëheqësve", shkroi Zelensky në rrjete sociale. "Është e nevojshme të përcaktohet koha për një format të tillë dhe gamën e çështjeve që do të trajtohen", shtoi ai. Udhëheqësi ukrainas tha të enjten në mëngjes se ka planifikuar t’i zhvillojë "disa" biseda gjatë ditës, përfshirë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, si dhe me zyrtarë francezë dhe italianë. "Do të ketë gjithashtu komunikim në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare", shtoi Zelensky. "Gjëja kryesore është që Rusia, e cila e filloi këtë luftë, të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’i dhënë fund agresionit të saj", përfundoi ai.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05