Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është drejtuar në një fjalim të fuqishëm Kongresit të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se vendi i tij “është në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”. Duke folur përmes video-konference nga Kievi, Zelensky tha se qyteti është nën bombardimeve të përditshme ajrore nga Rusia. Pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm nga NATO dhe SHBA, Zelensky ka kërkua sërish përpara kongresmënëve amerikane vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, duke thënë se Rusia e ka kthyer qiellin në një burim vdekjeje për mijëra njerëz”.