Top News – Mbetet i varur në bishtin e avionit / Panik në 4600 metra lartësi, ngatërrohet parashuta
11/12/2025 13:36

Pamje të publikuara të enjten nga autoritetet australiane tregojnë momentin kur një parashutist mbetet i varur, mijëra metra lart në ajër pasi parashuta e tij u ngatërrua në bishtin e aeroplanit. Pashutisti i mbijetoi incidentit, i cili ndodhi në jug të Cairns gjatë një akrobacie në shtator, por sapo është zbuluar pas hetimeve nga mbikëqyrësi i sigurisë së transportit. Planet për një formacion parashutistësh në 4,600 metra lartësi, të filmuara nga një operator, shkaktuan kaos brenda pak sekondave pasi parashutisti i parë u hodh. Videoja e publikuar nga Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit tregoi edhe momentet e hapjes së parashutës që më pas ngec në bishtin e avionit. Parashutisti ndërkohë tërhiqet prapa dhe këmbët e tij godasin avionin. Pashutisti gjithashtu rrëzoi operatorin e kameras, i cili ishte ulur në anën e avionit dhe po përgatitej të hidhej në rënie të lirë, tha zyra në një raport që nuk përfshinte emra, moshë ose gjini. Pas disa momenteve paniku, sidoqoftë, parashutisti pret fijet e parashutës dhe lirohet. Më pas hap parashutën rezervë dhe zbret në tokë në mënyrë të sigurt.

Top News – Fytyra e Trump në pasaportën e re /‘Po lë gjurmën e tij’, Deklarata e Pavarësisë në sfond
29/04 13:34
Top News – Trump merr armët në dorë… / ‘Jo më z.djalë i mirë’, kërcënon Iranin me foto IA
29/04 13:16
Top News- U hodhën në erë që mos i kapte Ukraina / Kim Jong un nderon ushtarët që luftuan për Rusinë
29/04 13:13
Top Channel/ Postoi numrin 86/47, kërcënoi jetën e Trumpit? Akuzë e re për ish kreun e FBI-së!
29/04 13:11
Top News – Mot i çmendur, 30 gradë celcius në Arktik / 95 për qind e Evropës u përvëlua në 2025
29/04 13:11
Top Channel/ Fytyra e Trump shfaqet në pasaportën amerikane? “Shënon 250 vjetorin e pavarësisë”!
29/04 12:30
Top Channel/ Pete Hegseth “llogari” para Kongresit: Lufta në Iran nisi pa miratimin e ligjvënësve!
29/04 12:30
Top Channel/ Largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe, ekspertët: Goditje për OPEC, fitore për Trump!
29/04 12:28
Top News – Kërcënoi me jetë Donald Trump / Mandat arresti për ish drejtorin e FBI, James Comey
29/04 12:19
Top News – Paradë pa tanke e raketa…Çfarë po ndodh me Putinin, përvjetor ‘i vakët’ lufte
29/04 12:08
Top News – Trump në linjën e fronit britanik: ‘Gjithmonë kam dashur të jetoj në Pallatin Buckingham’
29/04 12:06
Top News – Pentagoni, zyrtarisht Departamenti i Luftës / Kostoja e ndryshimit të emrit 52 mln USD
29/04 12:03
Top News- Raporti i Antimafias italiane / ‘Shqiptarët në tregun e kokainës, kontrollojnë trafikun’
29/04 11:47
Top News – Mbreti vlerëson NATO-n tek Trump / Kërkon mbrojtje të Ukrainës në fjalimin në Kongres
29/04 11:31
Top News – Nëna e Trump, ‘e dashuronte’ Çarlsin / ‘Dy mbretër’, lajka dhe lëvdata, momentet pikante
29/04 11:25
Top News – ‘Shfaqja vazhdon’. Jimmy Kimmel ‘nuk zë mend’, ironizon sërish familjen Trump
29/04 11:16
Top News – Emiratet e Bashkuara dalin nga OPEC /‘Shuplakë’ për grupin global të prodhuesve të naftës
29/04 11:10
Top News -‘Ju do të flisnit sot frëngjisht’ / Mbreti Çarls ‘fshikullon’ Trumpin në darkën shtetërore
29/04 10:46
Top News – Trump zgjat bllokadën e Iranit / ‘Lufta nuk ka mbaruar’, Republika Islamike në kolaps
29/04 10:45
Top Channel/ Fjalimi historik i Mbretit Charles në SHBA: Jetojmë në kohë të pasigurta
28/04 23:30