Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër. Stano theksoi se BE-ja nuk ka hequr dorë nga angazhimi i saj në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.