Top News – Zëdhënësi BE/ S`ka ultimatum për Beogradin!
29/07/2020 20:46

Zëdhënësi kryesor i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, e mohoi për REL njoftimin e disa mediave në Serbi se Bashkimi Europian është duke përgatitur një ultimatum për Beogradin, në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Prishtinën, që do të mbahet më 30 korrik në Bruksel.“Me rregull, ne nuk i komentojmë spekulimet e mediave, por në rastin konkret dua t’i mohoj qartazi spekulimet rreth raundit të nesërm të bisedimeve midis ekspertëve dhe agjendës së tyre”, tha Stano në një përgjigje për Radion Europa e Lirë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka rinisur në nivelin më të lartë më 16 korrik, vazhdon me një seri të takimeve në nivel ekspertësh, që janë pjesë e procesit. Por duke iu referuar burimeve diplomatike, gazeta serbe “Veçernje Novosti” ka shkruar se delegacionit të Beogradit, i cili të enjten udhëton drejt Brukselit për bisedime me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me delegacionin e Kosovës, do t’i dorëzohet një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila nënkupton njohjen de fakto të Kosovës nga ana e Serbisë. Ministri I jashtëm serb Ivica Dacic tha se Beogradi nuk është në dijeni të faktit që draft-marrëveshja gjithëpërfshirëse do t'iu dorëzohet të dy delegacioneve në Burksel. Ai shtoi se është i bindur që nëse ka një propozim të tillë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të përgjigjet në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare. Dacic vazhdoi t`I mëshojë idesë se në tryezën e bisedimeve do të jenë çështje teknike, si ajo e të zhvendosurve dhe ekonomia.

Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43
Top Channel/Pacolli 7 orë në Spak, avokati:Biznesmeni u thirr si person që ka dijeni për aeroportin…
26/10 18:42
Top News- SHBA harron Ukrainën/ Zelensky: Prej një muaji presim për raketat Patriot
26/10 18:30
Top News – Dita e 14-të e tubimit, protestuesit “djegin” Ramën dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26/10 18:25
Top News – Pas 7 orësh në SPAK, Behgjet Pacolli: Denoncova padrejtësitë me aeroportin e Vlorës
26/10 18:10
Top Channel/ Dita e 14-të e protestës, protestuesit këndojnë himnin kombëtar para kryeministrisë
26/10 18:00
Top Channel/ Protestuesit vendosin karikaturën e Ramës dhe Vuçiçit, më pas i vënë flakën
26/10 17:50
Top Channel/ Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në kryeqytet
26/10 17:29
Top Channel/ 7 orë në Spak, Pacolli: Kam bërë një denoncim në lidhje me aeroportin e Vlorës
26/10 17:25
Top News – Sulmi terrorist i Banjskës/ Një tjetër serb akuzohet për pjesëmarrje
26/10 17:10
Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31