6.3 miliardë lekë ka vënë në dispozicion qeveria shqiptare për bonusin e pranverës të pensionistëve, i cili në vlerë do të jetë më i ulët krahasuar me atë të fundvitit. Ministri i Financave, Petrit Malaj dha detajet e aktit normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2024, ku janë planifikuar edhe shpërblime për shtresën më vulnerabël të shoqërisë.