Shtëpitë e barit, kanë nisur të shtohen edhe në vendet e rajonit. Teksa një sërë aktivitetesh të tilla janë zbuluar në vendin tone, përfshi edhe atë që së fundmi u zbulua në një pronë shtetërore të Kadastrës, kët të dielë është zbuluar një tjetër në Greqi. Mediet Helene bëjnë me dije se një 35-vjeçar grek dhe një 39-vjeçar nga Shqipëria u arrestuan nga efektivët e Policisë së Paionisë, në Selanik, nën akuzën e kultivimit, trafikimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.