Katër anëtarët e një familjeje turko-gjermane që vdiqën në mesin e nëntorit në Stamboll rezultoi se humbën jetën nga helmimi me fosfinë, sipas raportit të autopsisë që iu dorëzua prokurorit këtë të martë, raportuan mediat turke. "Nuk u gjet asnjë gjurmë helmi në gjak, stomak apo ushqim të konsumuar nga familja, ndërsa u zbulua një prani e fortë e fosfinës", raportoi faqja e internetit e lajmeve T24 dhe rrjeti televiziv privat Halk TV, duke cituar raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.