Marina Kolumbiane së fundmi ka bërë të mundur sekuestrimin e një nëndetëse të madhe të improvizuar të kontrabandës së drogës të zbuluar ndonjëherë në historinë e vendit, tridhjetë metra e gjatë dhe tre e gjerë, e cila ishte e ngarkuar me tre ton kokainë . Mediat e huaja shkruajnë se gjysmë-zhytësja u gjet të martën teksa lundronte drejt Amerikës Qendrore, duke ndjekur një nga rrugët më të përdorura të trafikut të drogës në tregun amerikan, konsumatori më i madh në botë i kokainës kolumbiane.