Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Dibrës nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Në kuadër te operacionit policor antikanabis i koduar "Gracka", u arrestuan shtetasit Agron Cami, Arlent Cami dhe Ermal Lika. Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur zbulimi i një minisere të vendosur në një zonë të pyllëzuar të fshatit Golevisht, ku brenda dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.