Operacionet policore për goditjen e territoreve të mbjella me lëndë narkotike në qarkun Shkodër, ndonëse janë të shpeshta, nuk kanë mjaftuar për eliminimin e këtij aktiviteti ilegal në veri të vendit. Në Vaun e Dejës këtë të shtunë u identifikuan dy sipërfaqe të mbjella me lëndë narkotike, konkretisht në dy njësi administrative, në Shllak dhe Temal.