Policia ka finalizuar fazën e dytë të një operacioni për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në zonën e Mirditës. Si rezultat, janë arrestuar tre shtetas dy prej të cilëve janë vëllezër, të dyshuar si bashkëpunëtorë me dy persona të arrestuar një javë më parë, gjatë fazës së parë të hetimeve.