Policia e Lezhës ka zbardhur konfliktin e ndodhur mesditën e së premtes në Lezhë, ku u përfshinë 6 persona, 2 prej të cilëve kanë rënë në pranga, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet me dije se Fatjon Gjini dhe Ervin Nika janë arrestuar, ndërsa dy të mitur,15 dhe 17 vjecc, Redian Margjonaj dhe Kevin Ndoka janë shpallur në kërkim.