Eshtrat e gjetura pasditen e së dielës në Fushë Kuqe të Kurbinit dyshohet se i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, të zhdukur 7 vite më parë në këtë zonë. Policia u vu në lëvizje për identifikimin e viktimës, ndërsa burimet bëjnë me dije se e vetmja mënyrë për ta zbuluar ishte kryerja e testit të ADN-së te familjarët e personave që janë shpallur të zhdukur në zonën përreth.